Fillojnë gërmimet në Prekaz për të pagjeturit, gjenden pjesë të një trupi

Aktuale

Fillojnë gërmimet në Prekaz për të pagjeturit, gjenden pjesë të një trupi

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:05
Bajram Qerkini

Tash e dy ditë kanë filluar gërmimet e para për të pagjeturit për këtë fillim vit në Prekaz.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini.

Ai tha se në këto gërmime është gjetur një pjesë e një trupi.

Puna do vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, tregon Qerkini.

“Që dy ditë kanë filluar gërmimet. Në Prekaz, kanë punuar aty ku kanë gjetur edhe më herët pjesë të trupit të personave dhe aty e kanë gjetur vetëm një këmbë dhe nuk kanë përfunduar ende gërmimet në atë pjesë se kërkohen disa trupa”, tregon Qerkini.

Qerkini thotë se pritët gjatë kësaj jave të ketë takim me delegacionin serb për të caktuar vendet e reja për gërmim.

Pas Prekazit do të gërmohet në Mitrovicë, thotë Qerkini.

“Edhe javën tjetër do të punojnë në Mitrovicë. Do të fillohet të punohet në varrezat e Kosovës dhe besoj që këto ditë do të ketë takim i Komisioneve Qeveritare, Beograd-Prishtinë në Kroaci ku do të caktohen edhe vendet ku do të gërmohet”, u shpreh ai.

Qerkini ka shprehur pakënaqësi kundrejt Qeverisë ‘Kurti’ për çështjen e të pagjeturve.

Ai thotë se tash e tre vite asgjë s’ka ndryshuar.

“Marrëveshjet kanë qenë pa nënshkrimin e asnjërës palë dhe këto janë përzier me politik dhe kjo nuk po i lenë me zhvillu asgjë, tash e tre vite edhe me këtë Qeveri asgjë e re s’ka ndodhur. As shpresë dhe as besim nuk kemi që do shkojë diçka përpara”, përfundoi Qerkini.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999 rezultuan 6 mijë e 500 persona të zhdukur.

Shumica prej tyre u gjetën, si rezultat i zhvarrimeve në varreza masive në Kosovë dhe Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat