Analisti nga Shqipëria: Ukraina s’ka arsye ta vonojë njohjen e Kosovës

Aktuale

Analisti nga Shqipëria: Ukraina s’ka arsye ta vonojë njohjen e Kosovës

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:47
Volodymyr Zelensky

Analisti nga Shqipëria, Lutfi Dervishi, vlerëson se Ukraina nuk ka arsye të vonojë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin Ukrainë-Evropë Lindore i mbajtur në Tiranë, tha se pas fitores së Ukrainës ndaj Rusisë, do të vijë edhe njohja ndaj Kosovës.

Por, Dervishi tha se vonesa në këtë drejtim nuk janë të arsyeshme pavarësisht se Ukraina është në luftë.

“Nuk ka arsyeja të pritet fitorja e Ukrainës… Nuk shohë shumë arsye që Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën, aq më tepër që Kosova e ka mbështetë Ukrainën më të gjitha kapacitetet që ka. Nuk shohë asnjë arsye të vonohet pavarësisht se atje është luftë, jeta vazhdon vendimet merren”, tha ai.

Dervishi tha se një nga arsyet e mosnjohjes deri më tani mund të jetë për shkaqe të brendshme dhe mënyra absurdi sipas tij, që e ka lidh Putini me çështjen e Krimesë.

Por, sipas tij, arsyet e Putinit në raport me Kosovën nuk vlejnë më.

“Kosova nuk mund të shërbejë si pretekst i qëllimeve iperiale të Rusisë që kanë filluar me 2008 me Gjeorgjinë më herët lufta ndaj Çeçenisë më vonë me Krimenë dhe tash me agresionin e hapur ndaj Ukrainës. Kështu që nuk vlen më ai justifikim që ka përdorë Putini”, tha Dervishi.

Presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka përfaqësuar Kosovën në Samitin për Ukrainën, ka thënë se është e bindur që njohja e Kosovës nga Ukraina do bë vijë bashkë me fitoren e saj ndaj Rusisë.

Ajo në tapetin e kuq gjatë Samitin që po mbahet në Tiranë, tha se Kosova çdo herë ka bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojnë që të këtë mirëkuptim pasi është në gjendje të luftës.

“Sot në Samit do të flas për hapat konkret që Kosova po merr në këtë drejtim dhe natyrisht do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Këtë janë çështje bilaterale dhe gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në një gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte duke lobuar për lirinë e saj, pavarësinë dhe për vlerat të cilat janë po aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur se ai moment(njohja) do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainë”, ka deklaruar Osmani.

Kosova i është bashkuar vendeve të BE-së, ShBA-së e Britanisë së Madhe që kanë dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës duke i vendosur edhe sanksione.

Kosova ka strehuar edhe disa qytetarë ukrainas, në mesin e tyre dhjetëra gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat