Kamionë me mjete të blinduara luftarake futen në Kosovë nën përcjelljen e KFOR-it

Aktuale

Kamionë me mjete të blinduara luftarake futen në Kosovë nën përcjelljen e KFOR-it

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Mjete të rënda ushtarake të ngarkuara në kamionë nën përcjelljen e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë teksa kanë hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Media ka siguruar pamje nga Prizreni, saktësisht rruga e Kukësit, duke u transportuar këto mjete.

Para dhe pas këtyre kamionëve të mëdhenj të ngarkuar me mjete ushtarake qëndrojnë vetura të KFOR-it.

KFOR nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këto pajisje luftarake.

Shtete anëtarë të NATO-s, që nga sulmi terrorist në Banjskë, kanë shtuar prezencën e tyre në Kosovë.

Edhe krerët institucionalë kanë bërë të ditur se autoritetet e sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in po mbikëqyrin zonën e veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat