Nga sot serbëve në veri u dërgohen faturat e rrymës - do të paguajnë paushall prej 21.60 euro

Aktuale

Nga sot serbëve në veri u dërgohen faturat e rrymës - do të paguajnë paushall prej 21.60 euro

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Prej sot, banorëve në Veri do t’ju shpërndahen faturat e energjisë elektrike.

Por ata nuk do të paguajnë aq sa shpenzojnë, por faturën do ta marrim me çmim paushall.

Kompania “Elektrosever” nga sot do të fillojë me shpërndarjen e pro-faturave për energjinë e konsumuar në katër komuna në veri të Kosovës, njoftoi kompania.

Qytetarët në komunat e Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut do t’i marrin faturat në adresat e tyre të shtëpisë me pagesë minimale të llogaritur fikse prej 21.60 euro.

Bashkë me këtë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.

“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë “Elektrosever” do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e Elektroseverit do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim Marrëveshjet për Furnizimin me Energji Elektrike”, pretendohet në kumtesë.

Që nga viti 1999, banorët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit nuk kanë paguar për energjinë elektrike të cilën e kanë shpenzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat