Ministria e Drejtësisë dënon gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin ndaj Projekligjit për shëndetin riprodhues

Aktuale

Ministria e Drejtësisë dënon gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin ndaj Projekligjit për shëndetin riprodhues

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:14
Grupi ndërministror kundër dhunës në familje

Grupi ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe me bazë gjinore, ka reaguar kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit lidhur me shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë në Facebook, reagimi ka të bëjë ndaj gjuhës së deputetëve kundërshtues dhe në medie.

“Pas deklarimeve me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit të shprehura në parlament dhe në medie, kundër projektligjit mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, si dhe kundër autonomisë trupore së grave, Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore shpreh reagim të njëzëshëm ndaj retorikës së tillë.” – thuhet në njoftim.

Ky grup ka kërkuar që të shmanget gjuha e urrejtjes.

“Ne theksojmë nevojën për të përqëndruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave.”

“Kjo përgjigje thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim.” – thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat