“Kompjuter të mbështjellë me kese”, Vitia iu kundërpërgjigjet kritikave të opozitës

Aktuale

“Kompjuter të mbështjellë me kese”, Vitia iu kundërpërgjigjet kritikave të opozitës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:22
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ai ka thënë se ky sektor është dëmtuar dhe keqpërdorur rëndë nga qeveritë e kaluara.

Në adresimin e tij, ai ka përmendur disa kompjuter të mbështjellë me këse nëpër institucione shëndesorem, të cilët nuk janë shfrytëzuar kurrë.

“A ju kujtohen, i nderuar profesor, do kompjuter të cilët janë të mbështjellë me kese nëpër institucione shëndetësore? Akoma janë, i nderu profesor, dhe a e dini se këta kompjuter janë blerë para 10 viteve? A e dini, profesor, se këtu janë harxhuar miliona për blerjen e këtyre kompjuterëve pa pasur akoma sofdverin e gatshëm. I përmenda më shumë si ilustrim, por më mirë të them një relikt që na i kujton dështimet, por edhe miliona euro të keqpërdorura të parasë publike”, ka thënë Vitia.

Ai ka bërë me dije se tani kanë filluar të ndryshojnë gjerat në këtë sektor.

“Tash çka po ndodh është e kundërta e asaj që gjetëm. Për herë të parë, në mënyrë serioze me një analizë të thuktë është bërë studimi i fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësorë”, është shprehur ministri.

Më tej, Vitia është zotuar se Projektligji për sigurime shëndetësore do të miratohet se shpejti.

“Projektligji për sigurimet shëndetësore tashmë është në konsultime paraprake. Në 15 ditë të konsultimeve publike, deputetë të nderuar ju ftoj që të jepni të gjithë kontributin e juaj pa dallim. Ky ligj, fillimisht hap rrugë për njërin prej aktiviteteve më të rëndësishme siç është ai i kontraktimit të barnatoreve dhe krijimin e skemës për barnat jashtë spitalore”, ka thënë Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat