Protestë para Kuvendit, Asllani: Të shkarkohet Duda Balje

Aktuale

Protestë para Kuvendit, Asllani: Të shkarkohet Duda Balje

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:27
Aksioni protestues

Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” sot ka organizuar aksionin protestues lidhur me reagimet kundër Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Me pankartat “Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, “Eman, mos rrej” , “Kush na mbron prej deputetëve” ,”Shkarkoni Duda Baljen”, “Kushtetuta, ku?”, kolektivi festoi para dyerve të kuvendit, të cilat i vendosen këto pankarta në dyert e Kuvendit.

Blenda Asllani, anëtare e Kolektivit “Marshojmë S’festojmë” u shpreh se disa deputetë janë duke e gënjyer publikun.

Asllani: Sot mbyllem dyert e Kuvendit te Kosovës me një mesazh të fuqishëm: Deputet s’kanë mandat për të cenuar trupat tanë

“Sot mbyllem dyert e Kuvendit te Kosovës me një mesazh te fuqishëm: Deputet s’kanë mandat për te cenuar trupat tanë! Diskutimi i ditëve te fundit, brenda e jashtë Kuvendit mbi Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim t Asistuar Mjekësor ka qene dehumanizua ndaj grave te Kosovës. I njëjti, është përcjellë me propagande edhe me gënjeshtra nga deputetet, për qëllime patriarkale e elektorale. Ne jemi këtu sot, për te demantuar këto gënjeshtra, dhe për t'ua thëne me zë te larte emrat deputeteve patriarkale. Eman Rrahmani, Duda Balje, Albena Reshitaj, Visar Korenica e deputete të tjerë, e gënjyen publikun duke thëne se ky ligi e shkatërron familjen dhe e mundëson incestin. Krejt kjo, përderisa në spitalet private në Kosovë dhe jashtë Kosovës, janë duke u derdhur shuma të mëdha parash, për realizimin e fertilizimit të asistuar mjekësor nga gratë e qiftet që kanë nevojë për të. Deputetet tanë diskutojnë për skenarë absurde, abstrakte dhe nacionaliste, përderisa grave e qifteve në Kosovë i'u shteren hapat në spitale private, të pambrojtur”, tha Asllani.

Asllani potencoi që ky shërbim duhet të ofrohet në institucione publike që të sigurohet mbrojtje e barabartë për të gjithë.

Asllani: Ky shërbim duhet te ofrohet ne institucionet publike shëndetësorë dhe të jetë i gatshëm për të gjithë, duke siguruar edhe mbrojtje të barabartë

“Këta deputete nuk i konsiderojnë gratë individë me aftësi për te marre vendime për veten dhe te ardhmen e tyre riprodhuese. Për ta, gratë janë individë me fuqi vendimmarrëse për trupat e tyre, vetëm nëse janë te martuara me një burrë. Duke u thirrur ne lirinë e fjalës e pozicionit personal, këta deputete, qe s’përfaqësojnë veten, por popullin, po shkelin mbi te drejtat e shëndetit riprodhues te grave dhe po i trajtojnë trupat tanë vetëm si makina riprodhimi qe përdoren për politika nataliteti, duke shkelur përmbi agjencinë tone trupore, si gra. Ne ua rikujtojmë se te drejtat e njeriut janë te pakontestueshme dhe te mbrojtura me kushtetutën, mbi te cilën ata janë betuar. Kushtetuta, i'a njeh te drejtën për te krijuar familje çokujt, e këtu përfshihen çiftet, por edhe individët, gjegjësisht gratë beqare. Gjuha e urrejtjes e përdorur këto dite nga deputetet e Kuvendit te Kosovës ka sulmuar thellësisht gratë beqare duke ua shkelur atyre te drejtën për te krijuar lirshëm familje dhe duke i quajtur te paqëndrueshme emocionalisht. Kjo gjuhë është seksiste, denigruese dhe nxite urrejtje ndaj grave. Ne dëshirojmë të theksojmë se familjet gjithmonë kane ekzistuar në forma te ndryshme. Ne besojmë në një koncept të familjes, që pasqyron diversitetin e përvojave njerëzore dhe te identiteteve të ndryshme. Tutje, ne dëshirojmë t'ia rikujtojmë publikut, që këta deputetë të cilët duken aq të shqetësuar për "familjen tradicionale" asnjëherë si kemi dëgjuar të flasin për hallet e nënave vetushqyese, shkallë kaq të lartë të dhunës me baze gjinore, martesat abuzive në të cilat rriten fëmijët, apo për fatin e fëmijëve nëpër strehimore. Krejt papritur, këta i shqetëson një pasojë e probabilitetit krejt të hamendësuar të incestit apo "përzierjes se gjakut të pastër shqiptar". Realiteti i përditshëm tregon se mos votimi i këtij ligji, nuk e ndal dot procedurën e IVF-it, vetëm se i mundëson spitaleve private te vazhdojnë të përfitojnë financiarisht nga qiftet dhe gratë e beqare. Ne besomë që ky shërbim duhet të ofrohet në institucionet publike shëndetësore dhe të jetë i gatshëm për të gjithë, duke siguruar edhe mbrojtje të barabartë”, shtoi Asllani.

Kërkesa e tyre është që të shkarkohet Dude Balaj nga pozita e kryetares për të drejtat e njeriut dhe se të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda Kuvendit përdorin gjuhë të urrejtjes.

Asllani: Të shkarkohet Duda Balje nga pozita e kryetares se Komisionit për të Drejta te Njeriut

Kërkesat tona janë të qarta: Të votohet në Kuvend projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor duke mundësuar të ketë procedurë për qiftet dhe gratë e beqare. Të shkarkohet Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda Kuvendit apo në paraqitje publike përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve te caktuara, dhe t'u kërkohet minimum kërkim falja publike nga kryesuesit e Kuvendit, në pajtim me Nenin 65 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Deputetët nuk kanë të drejtë të cenojnë autonominë e trupave të grave. Kjo qeshje nuk ka kompromis. Rezistenca jonë do të vazhdojë! Në 8 marsin e këtij viti do të marshojmë edhe për ta mbrojtur të drejtën për të vendosur vet për trupat tonë”, përfundoi Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat