Arrestohet një person, kishte armë dhe bënte sjellje agresive ndaj patrullës së KFOR-it në veri

Aktuale

Arrestohet një person, kishte armë dhe bënte sjellje agresive ndaj patrullës së KFOR-it në veri

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:10
KFOR

Një person është arrestuar në veri të Mitrovicës, i cili kishte në pronësi një armë zjarri duke bërë sjellje agresive ndaj një patrulle të Karabinerëve të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it.

Sipas njoftimit të KFOR-it patrulla ka arritur ta ndalojë sjelljen agresive dhe se ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Personi sipas njoftimit është i njohur për autoritet lokale dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme dy ekipe të Policisë së Kosovës. Ata rrethuan dhe arrestuan individin. Arma është identifikuar si një kopje e një pistolete Ëalther P99. Individi ishte i njohur për autoritetet lokale, si vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në Policinë e Kosovës, në pritje të procedurave të mëtutjeshme ligjore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat