Lirim Mehmetaj thotë se Nexhmedin Spahiu nuk ka doktoratë, e akuzon për falsifikim

Aktuale

Lirim Mehmetaj thotë se Nexhmedin Spahiu nuk ka doktoratë, e akuzon për falsifikim

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:16
Lirim Mehmetaj

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka thënë se Nexhmedin Spahiu nuk ka fare doktoraturë edhe pse ai pretendon se ka.

Mehmetaj i solli disa fakte ku sipas tij thuhet se vetë Spahiu e pranon që nuk ka doktoraturë, edhe pse para disa javësh kishte thënë se ka,

“Ky nuk ka doktoraturë, që tha e ka në Budapest në 99-tën. Kjo është CV-ja e tij… ky vet po thot që nuk ka dotkroaturë është me master. Kur nuk ke doktroaturë dhe punime shkencore e ke të pamundur me ushtru profesionin e profesorit unvierstar sepse nuk ke thirrje akademike”, tha ai.

Mehmetaj tha se ka kërkuar në platformën Scopus dhe nuk ka gjetur asnjë të dhënë për doktoratën apo punimin shkencor të Nexhmedin Spahiut.

Kam kërku në të njëjtën plaformë për Nexhmedin Spahiu. Në Scoopus, nuk ka të dhëna për Nexhmedin Spahiun.

Tutje sipas Mehmetajt, Spahiu ka gënjyer edhe për shtëpinë botuese për librin e tij.

“Ky ka shku në Dukagjin ka thënë se e kam shtëpi botuese Central Europian University. Ti mundesh me pas doktoraturë por s’dmth që publikohet. Universitetet kanë shtëpi botuese, ata vendosin nëse duan ta publikojnë por me modifikime. Kjo është libra, e ka marrë logon e Central Europan University. Nëse kish qenë publikues i kësaj libri, kur e kisha kërku, e kish qit librin, zero është kur bën kërkim për Nexhmedin Spahiun. Nuk e ka publiku asnjë libër të tij. E ka falsifiku logon e universitetit, është mashtrim ndaj konsumatorit… kjo është rren”, tha ai.

Mehmetaj tutje tha se Spahiun e kanë larguar edhe nga UP-ja për shkak se nuk ka pasur thirrje akademike për të dhënë mësim. Sipas tij Enver Hasani e ka larguar Spahiun nga puna për këtë arsye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat