E akuzoi Nexhmedin Sapahiun se s’ka doktoratë, Rron Gjinovci i reagon ashpër Lirim Mehmetajt: Analfabet funksional – provincial

Aktuale

E akuzoi Nexhmedin Sapahiun se s’ka doktoratë, Rron Gjinovci i reagon ashpër Lirim Mehmetajt: Analfabet funksional – provincial

Nga: N. Sh. Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:17
Rron Gjinovci

Gazetari Lirim Mehmetaj sonte ka thënë se analisti politik Nexhmedin Sapahiu nuk ka dokturaturë.

Mirëpo, e demantoi menjëherë vetë Spahiu.

Në mbrojtje të Spahiut ka dalë edhe analisti Rron Gjinovci, i cili ka kritikuar ashpër gazetarin Mehmetaj.

Gjinovci për Mehmetajn thotë se është analfabet funksional dhe provencial.

Kurse për Spahiun thekson se, ka punime për politikën dhe ma shumë citime të punimeve të veta sipas Google Scholar sesa shumica e profesorëve me doktoraturë në Shkenca Politike në UP.

Postimi i plotë:

Nji analfabet funksional, për ma tepër nji provincial që i bon flokt me gell, po i thot "s'ki doktoraturë" personit me doktoraturë në Matematikë dhe me shumë punime e citime nga Shkencat Politike, sidomos Marrdhaniet Ndërkombëtare. Dmth rrejti, mandej kur dulë se ka doktoraturë, tha s'je i thirrun me folë në TV për Marrdhanie Ndërkombëtare se doktoraturën s'e ki në Shkenca Politike. E djaloshi provincial që i bon flokt me gell, pa asni punë serioze, po me nji portal spekulativ ku boton artikuj si "eshtrat e Ukshin Hotit kthehen këtë javë" e të cilët s'janë kthy kurrë,  ky me gell në kry menon që vet është serioz dhe i thirrun me folë për najçka në jetën publike.

Nexhmedin Spahiu ka punime për politikën dhe ma shumë citime të punimeve të veta sipas Google Scholar sesa shumica e profesorëve me doktoraturë në Shkenca Politike në UP.

Sa për ilustrim ja disa shembuj: Nexhmedin Spahiu krejt qita 9 veta të departamentit të Shkencave Politike me u bo bashkë i mun me citime. Edhe jo veç me i mujt, po i len sa qatje. Në mesin e tyne ki edhe plagjiator si Ardian Kastrati, ose ish Ministër të Jashtëm e ish Ministër Arsimi si Enver Hoxhaj që s'ka fare profil në Google Scholar se s'ka as çka qet. Nxhmedin Spahiu i ka 706 citime, 9 profesora tjerë bashkë të departamentit të Shkencave Politike në UP i kanë 130 citime. Dallimi 586 citime. 1 njeri 586 citime ma shumë se 9 pröfa me doktoratura.

Kush osht ma i thirrun me folë për Marrdhanie Ndërkombëtare e Shkenca Politike, ma i citumi apo ai me gell nkry? 😀

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat