Paditen Kuvendi dhe Labinotë Demi-Murtezi

Aktuale

Paditen Kuvendi dhe Labinotë Demi-Murtezi

Më: 1 mars 2024 Në ora: 08:59 Përditësuar në ora: 11:42 më 01.03.2024
Paraqitet padia në Gjykatën Themelore për cenim të dinjitetit dhe diskriminim ndaj personave LGBTIQ+

Paditen Kuvendi dhe deputetja Demi-Murtezi për diskriminim ndaj personave LGBTIQ+

Organizatat Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut,  Qendra për Barazi dhe Liri, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Civil Rights Defenders, kanë dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku më pas do të paraqesin edhe një ankesë te avokati i popullit për shkak të cenimit të dinjitetit dhe diskriminimit të personave LGBTIQ+ gjatë seancës plenare të 16 marsit 2022 në Kuvendin e Kosovës.

“Ankesa dhe padia janë paraqitur kundër Kuvendit të Kosovës dhe kundër deputetes, zonjës Labinotë Demi-Murtezi. Sjellim në vëmendjen tuaj se në këtë ditë më 16 mars, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti seancë plenare në të cilën bëri edhe shqyrtimin e parë të projekt-kodit civil të Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj seance u zhvillua debat polemizues në lidhje me dispozitat specifike të projekt-kodit civil, të cilat kishin të bënin me bashkësitë e regjistruara civile mes personave me seks të njëjtë”, u prononcuan ata për media.

“Deputetë e deputete kanë përdorur gjuhë stigmatizuese dhe diskriminuese ndaj personave LGBTIQ+, ku drejtuesi i seancës plenare të Kuvendit nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim, për të mos e lejuar apo sanksionuar një gjuhë të tillë, siç e thotë edhe rregullorja e Kuvendit”.

Dorëzohet sot padi ndaj Kuvendit dhe Labinotë Demi Murtezit

Një grup organizatash do të dorëzojnë sot padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Kuvendit të Kosovës dhje deputeten Labinotë Demi Murtezi.

Në njoftim thuhet se Kuvendi dhe deputetja do të paditen për “cënim të dinjitetit, trajtim çnjerëzor apo poshtërues dhe diskriminim ndaj personave LGBTIQ+, në seancën e 16 marsit 2022”.

“Pas kësaj, në orën 11:30 do të bëhet dorëzimi i Ankesës Kundër Diskriminimit dhe Cënimit të Dinjitetit të Personave LGBTIQ+ gjatë Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 16 mars 2022 në Institucionin e Avokatit të Popullit. Padia dhe Ankesa dorëzohen me 1 mars 2024 në Ditën Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit”, thuhet në njoftim.

Bashkë paditëse do të jenë organizatat:  Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) , Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat