Alarmi i CIA-s për forcat serbe në kufi me Kosovën, Selimi tregon pse SHBA s’po i zbulon informatat për Banjskën

Aktuale

Alarmi i CIA-s për forcat serbe në kufi me Kosovën, Selimi tregon pse SHBA s’po i zbulon informatat për Banjskën

Më: 1 mars 2024 Në ora: 09:43
Pamje nga sulmi në Banjskë

Dje revista Time ka publikuar një artikull për shërbimin inteligjent amerikan CIA dhe qasjen e Shtëpisë së Bardhë për t’i zbuluar sekretet kur kjo i shërben interesave strategjike të saj. Në shkrim përshkruhet në detaje grumbullimi i forcave serbe në kufirin me Kosovën më 27 shtator e që Shtëpia e Bardhë e kishte publikuar si informacion më datën 29 të atij muaji vitin e kaluar.

Petrit Selimi, që vite më parë për një kohë e kishte drejtuar diplomacinë e Kosovës ka shkruar në X për artikullin e Time duke thënë se “do të dëshironim t’i zbulonin t’i deklasifikonin edhe të dhënat tjera për Banjskën”.

Por, Selimi thotë se ka kuptuar në Uashington se kjo nuk do të bëhet.

”Storje e mirë se si shërbimet e inteligjencës amerikane punuan me Shtëpinë e Bardhë për të parandaluar agresionin serb në Kosovë. Ne do të dëshironim që ata të deklasifikojnë edhe pjesën tjetër të informatave në dispozicion për Banjskën. Por kam dëgjuar nga DC (Uashingtoni), se ata mendojnë se kanë një avantazh më të madh duke mos e bërë këtë”, ka shkruar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat