Kurti takohet me ministrin irlandez i shtetit për Çështje Evropiane, bisedojnë për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Kurti takohet me ministrin irlandez i shtetit për Çështje Evropiane, bisedojnë për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

Më: 1 mars 2024 Në ora: 17:47
Foto nga takimi

Vizitën në Irlandë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vazhduar me takimin me ministrin e shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, marrëdhëniet dypalëshe, integrimi evropian dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës ishin temat kryesore të takimit.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në proceset integruese dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai foli veçanërisht për reformat demokratike përgjatë qeverisjes së deritanishme, rezultatet e të cilave janë mbështetur edhe nga raportet e organizatave të rëndësishme e të besueshme ndërkombëtare, dhe për objektivat e Qeverisë për vitin 2024 në kontekstin e integrimeve evropiane.

Theks të veçantë iu dha kërkesës për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe mundësisë që Plani i Rritjes së BE-së paraqet për secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat