Baraliu për Kryeprokurorin e Shtetit: Zgjedhja ka të bëjë me interesat e njëri-tjetrit

Aktuale

Baraliu për Kryeprokurorin e Shtetit: Zgjedhja ka të bëjë me interesat e njëri-tjetrit

Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:52
Mazllum Baraliu

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka thënë se moszgjedhja e emrit të ri për Kryeprokuror të Shtetit ka të bëjë me interesat e njëri-tjetrit.

“Mendoj që janë interesa grupore joformale, kemi të bëjmë më shumë me organizim korporativ që do të thotë grupet e ndryshme të interesit në rrethet e ngushta i përmbushin interesat e njëri- tjetrit, dhe mandej kur është në pyetje zgjedhja dhe emërimi dhe ato nuk vijnë në shprehje është grupacione, dhe kandidatë të cilët i mbrojnë interesat e njëri tjetrit dhe interesat e gjyqësorit, sistemit në përgjithësi të drejtësisë”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, ai thotë se ka edhe ndikime nga jashtë Kosove.

“Po ashtu ndikimet nga jashtë dhe nga brenda kemi grupet formale dhe jo formale nga Kosova dhe jashtë Kosove që kanë ndikim në këto institucione, e bëjnë si duket efektin e vet që ne të kemi këtë gjendje çfarë e kemi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat