Dalin në konsultim publik Projektligji për Energji Elektrike dhe ai për Energji, Rizvanolli fton për komente

Aktuale

Dalin në konsultim publik Projektligji për Energji Elektrike dhe ai për Energji, Rizvanolli fton për komente

Më: 2 mars 2024 Në ora: 11:26
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë hapur konsultimet publike për Projektligjin për Energji Elektrike dhe Projektligjin për Energji.

Rizvanolli ka bërë me dije se afati i fundit për komente është 14 marsi.

“Projektligji për Energji Elektrike synon përcaktimin e rregullave për të siguruar furnizim cilësor dhe çmime të përballueshme të energjisë elektrike.

Ndërsa Projektligji për Energji përfshin parime dhe rregulla për zhvillimin e sektorit energjetik, duke krijuar kushte për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues”, ka shkruar Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat