Mujka i del në mbrojtje Spahiut

Aktuale

Mujka i del në mbrojtje Spahiut

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:59
Faruk Mujka dhe Nexhmedin Spahiu

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, i ka dalë në mbrojtje analistit Nexhmedin Spahiu, i cili së fundit është kritikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj për mashtrim rreth shkollimit të tij.

“Ishin mobilizu hijenat e Kosovës, zëdhënësit dhe propaganduesit e politikës së ndarjes së Kosovës dhe rritjes së ndikimit serbo-rus në Ballkan, shokët e Batanit dhe e kishin marr në shënjestër prof. Nexhmedin Spahiun. Prof. Nexhmedin Spahiu për dallim nga ta nuk është zëdhënë i asnjë subjekti politik por një analist që sheh shumë përpara dhe njohës ekstrem i situatës dhe zhvillimeve e posaçërisht atyre në Veri. Parashikimin e tij para 1 viti për mundësitë e mëdha për luftë dhe invadim të NATO në Beograd këta të njëjtin e kanë përqesh deri në banalizim”, ka shkruar Mujka.

Megjithatë, ai e ka pranuar se ka mospajtime me analistin Spahiu.

Ka shumë çështje me të cilat nuk pajtohem me Nexhin e posaçërisht me idenë e kombit kosovar por gjithmonë e kam çmuar për guximin me thënë të drejtën pa marr parasysh çmimin dhe me denoncu krimin, padrejtësinë e hajninë. Nuk duhet harruar rolin e radio dhe TV Mitrovicës në vitet 1999-2002 kur ka qenë pothuajse ura e vetme informative mes shqiptarëve matanë dhe këndej lumit Ibër. Kam edhe shumë me fol për Nexhin por thjesht ai nuk është i pagabueshëm por është një ndër ikonat e Mitrovicës dhe jemi krenar që e kemi”, ka shkruar Mujka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat