Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

Aktuale

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

Më: 3 mars 2024 Në ora: 09:13
Nexhmedin Spahiu

Nexhmedin Spahiu, analisti në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas përplasjes në studion e RTV Dukagjin me gazetarin Lirim Mehmetaj për çështjen e doktoraturës, ka publikuar një disertacioni doktorature për të cilin thotë se i përket atij.

Madje, Spahiu tha se ‘disertacioni i doktoraturës së tij ka plotë 400 faqe’ e që sipas tij është shumë më vuluminoz se sa shumica e doktoraturave tjera në matematikë.

Spahiu u bëri thirrje publike atyre që kanë disertacione t’i publikojnë për krahasime.

Reagimi i Spahiut:

Ky është disertacioni im i doktoraturës. 400 faqe. Me dy të arritura të mëdha shkencore për atë kohë. Shumica e doktoraturave në matematikë nuk i kanë as 100 faqe. Të gjithë ata që duan të sfidojnë le t'i qesin disertacionet e tyre publikisht si unë le të shohim ku jemi. Në postimet në vijim ua qes edhe 2 magjistraturat, atë matematikës në Universitetin e Zagrebit, dhe atë të shkencave politike në Central European University Budapest.

Edhe çertifikatat e notave (të gjitha maksimale). Edhe thirrjet akademike, edhe listën e punimeve shkencore (këtë të fundit mund ta shohin edhe në faqen e AAB-së në internet). Pastaj do të futem në arkiva regjionale dhe të gjithë këtyre që po kërkojnë llogari nga unë do ua publikoj notat e tyre të lodhta nga shkolla fillore, e mesme dhe fukulteti se me pasë ata magjistratura e doktoratura nuk ishin lëshu në këtë nivel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat