Rruga Prishtinë-Mitrovicë, Kurti nga vendpunishtja kritikon pushtetet e mëhershme

Aktuale

Rruga Prishtinë-Mitrovicë, Kurti nga vendpunishtja kritikon pushtetet e mëhershme

Më: 4 mars 2024 Në ora: 09:39
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, janë shfaqur në vendpunishte në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Aty kanë përuruar punimet, ku janë zotuar se punimet do të kryhen brenda një viti.

Kurti në një paraqitje para mediave nga vendpunishtja ka kritikuar qeveritë e kaluara për “plane të dobëta, përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata”.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta e përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata.

Tash, me Qeverinë tonë, ne kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme andaj edhe punët janë të rregullta sipas procedurave, sipas ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomikë”, ka deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat