“Haradinaj dhe haraçi”: Kryetari i AAK-së komenton lajmet që e kanë nervozuar më së shumti

Aktuale

“Haradinaj dhe haraçi”: Kryetari i AAK-së komenton lajmet që e kanë nervozuar më së shumti

Më: 4 mars 2024 Në ora: 13:06
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se raportimet në disa media të cilat e ndërlidhnin figurën e tij me haraçin, i kanë shkaktuar dëm reputacionit të tij.

Ai i ka quajtur këto raportime si të rrejshme dhe shpifje. Ka thënë se në kohën kur flitej për haraçin, ai dhe ekipa e tij nuk kishin para as për dreka.

“Nuk është vetëm një lajm, se me pasë qenë vetëm një lajm e kisha mbajt në mend. Për shembull, një kohë ka qenë shumë në modë thonin ‘Haradinaj, haraçi, haraçi..’. Pasha besën ne s’kishim pare as për qebapa. Ka ndodh jemi ndal njëherë në Shtime, t’u u kthy prej Prizrenit ne s’kishim pare mjaftueshëm me pagu qebapa për ekipën. Atje, dalke lajmi për haraç”, tha Haradinaj.

“Unë mendoj se më kanë shkaktuar realisht dëme me këto shpifje negative”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat