Baza ajrore e Kuçovës, Ibishi: Shqipëria si pjesë e NATO-s, e rëndësishme për sigurinë e Kosovës

Aktuale

Baza ajrore e Kuçovës, Ibishi: Shqipëria si pjesë e NATO-s, e rëndësishme për sigurinë e Kosovës

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:14
Nuredin Ibishi

Baza ajrore e Kuçovës është e gatshme dhe tërësisht e transformuar, e cila do të shërbejë si qendër taktike për NATO-n me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Kjo bazë, e cila është hapur sot do të luaj një rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri lindor dhe jugor i aleancës. 

Se kjo bazë ajrore është shumë e rëndësishme dhe domethënëse për sigurinë e Kosovës e vlerëson edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ibishi për KosovaPress thotë se baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në një moment shumë i rëndësishëm për t'iu përgjigjur gjitha këtyre sfidave të pasigurisë dhe mundësisë së përhapjeve të konflikteve.

Ibishi: Shqipëria si pjesë e NATO-s është domethënëse edhe për sigurinë e Kosovës

“Hapja e bazës ajrore të Kuçovës është shumë domethënëse, është investim i përbashkët i NATO-s dhe qeverisë shqiptare, më e madhja e këtij llojit në Ballkanin Perëndimor, edhe është përveç si bazë ajrore është edhe bazë logjistike e njësive speciale por edhe për mbrojtjen kibernetike, mundëson, ka kapacitete edhe të avionëve luftarak por edhe atyre transportues por njëkohësisht ka sistemin e dronëve, dhe të mbrojtjes. Mendoj që rëndësia e veçantë e kësaj baze është ngase Shqipëria po paraqitet si një stabilizator i paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe kjo vije në një kohë kur siguria, përgjegjësi por edhe tensioni po janë gjithandej sidomos lufta në Ukrainë, por edhe tensionet në përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të saj. Kjo bazë është shumë domethënëse dhe ndërtohet në një moment shumë të rëndësishëm për t'iu përgjigjur gjitha këtyre sfidave të pasigurisë dhe mundësisë së përhapjeve të konflikteve. Çështja tjetër është që Shqipëria si pjesë e NATO-s është domethënëse edhe për sigurinë e Kosovës ngase edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se në moment që sulmohet Kosova, edhe Shqipëria do të përgjigjet me të gjitha kapacitete”, thotë Ibishi

Ai shton se situata në Kosovë është ende e brishtë për shkak të përqendrimit të vazhdueshëm të forcave të armatosura të Serbisë, në kufirin juglindor dhe në pjesën veriore të Kosovës.

Ibishi: Situata në Kosovë akoma e brishtë

“Për neve me rëndësi të veçantë është edhe situata në Kosovë akoma e brishtë, për shkak të përqendrimit të vazhdueshëm të forcave të armatosura të Serbisë në kufirin juglindor por edhe në pjesën veriore të Kosovës ku akoma ka prezencë të forcave paramilitare me ekstremist sikur Radoiçiqi që një formë kanë qëllimin e vazhdimit të luftës hibride në Kosovë, por me disa metoda të ngjashme të 24 shtatorit. Situata edhe pse është e qetë dhe stabile në dukje, tensionet do të jenë akoma në vazhdim, por mendoj që edhe përforcimi i NATO-s në Kosovë por edhe bashkëpunimi në mes strukturave të sigurisë edhe vendore dhe ndërkombëtare mendoj që do t’i përgjigjen çdo sfide të mundshme”, shton ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e organizuar me rastin e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka deklaruar se do t’i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat