Balaj: Një pjesë e pagave në Telekom nuk janë ekzekutuar

Aktuale

Balaj: Një pjesë e pagave në Telekom nuk janë ekzekutuar

Më: 4 mars 2024 Në ora: 18:56
Lamih Balaj

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj ka thënë se ish kontrata me Z-mobile e cila ka qenë e nënshkruar mes Telekomit dhe një kompanie tjetër private ka qenë e dëmshme.

Balaj tha se në arbitrazhin ndërkombëtar është dërguar kompania dhe është dënuar me 27.6 milionë euro.

“Ju e dini që ka kohë që na e kemi proklamua ish kontratën me Z-mobile e cila ka qenë kontratë mes Telekomit dhe një kompanie private e cila ka qenë ë dëmshme në kohën ë nënshkrimit, por sido që të jetë ajo kontratë është nënshkruar nga ata njerëz të cilët sot janë të lirë dhe nuk merren askush me ta dhe ata njerëz janë me emra dhe mbiemra. Neve na kanë dërguar në arbitrazhin ndërkombëtar që ka qenë e përgatitur për të shkuar në arbitrazhin ndërkombëtar dhe ne jemi dënuar në atë kohë me 27.6 milionë euro”, tha kryetari Balaj.

Balaj u shpreh i brengosur për kompaninë, sipas tij, kompania është shtetërorë, ndërsa kritikoi edhe institucionet dhe Qeverinë e Kosovës për mos ndihmën e tyre.

“Sa i përket punëtorëve ne kemi sakrifikua shumë si punëtorë, ne me para tona i kemi paguar hajnit e Telekomit. Ne jemi të brengosur për kompaninë sepse kompania është shtetërore dhe është dashur me reagua institucionet tona fuqishëm, Qeveria dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërsa, Balaj kur foli për pagat tha se një pjesë e tyre janë ekzekutuar ndërsa pjesa tjetër nuk është ekzekutuar, për shkak të mbylljeve të llogarive.

Ai deklaroi se është paralajmëruar edhe protestë për këtë çështje.

“Një pjesë e pagave janë ekzekutuar dhe një pjesë e pagave nuk janë ekzekutuar për shkak të mbylljeve të llogarive. Paga rrezikohet sepse ne mirëqenien e kemi tek pagat sepse kemi kredi, mbajmë familje. Ne kemi paralajmëruar edhe protestë i kemi informuar edhe zyrën e kryeministrit dhe është në dijeni se çfarë është duke ndodhur”, deklaroi Balaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat