Flet shkurt avokati i serbit që u prangos sot në Mitrovicën e Veriut për krime lufte e dhunë seksuale

Aktuale

Flet shkurt avokati i serbit që u prangos sot në Mitrovicën e Veriut për krime lufte e dhunë seksuale

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Serbi me inicialet Z.N., i lindur në vitin 1954 është arrestuar sot në Mitrovicën e veriut, i dyshuar për “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë. I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Mediumi serb Kossev raporton se ndaj tij nesër do të ketë seancë ku pritet të vendoset për caktimin e masës së paraburgimit.

Lidhur me rastin, për këtë medium, ka folur shkurt Millosh Deleviq, avokati i të dyshuarit për krime lufte Z.N.

“Nuk mund të komentoj sepse ende nuk jam i njohur me atë për çka ai dyshohet konkretisht”, ka komentuar shkurt Deleviq.

Ai thotë se nesër do ta vizitojë Z.N., dhe se sot është marrë në pyetje në prani të një avokati që i është caktuar sipas detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat