Punëtorët teknikë në UP vazhdojnë grevën, flet kryesindikalisti Azemi

Aktuale

Punëtorët teknikë në UP vazhdojnë grevën, flet kryesindikalisti Azemi

Më: 5 mars 2024 Në ora: 10:01
Punëtorët dhe të sigurimit të Universitetit të Prishtinës janë në grevë

Plot 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit të Universitetit të Prishtinës janë në grevë. Kjo si pasojë ka pagat e ulëta që ata marrin.

Media ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Punëtoreve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin dhe i njëjti pohoi se deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Jusufi tha se nuk është pranuar asnjë përgjigje deri më tash. Ai shtoi se ka edhe punëtorë që nuk janë mirë me shëndet poashtu të stresuar për pagat që do pranojnë këtë muaj.

“Ka punëtorë aty që nuk janë mirë me shëndet, tash edhe nga stresi që do të ju ndalen një pjesë të pagave për ato ditë që s’kanë punuar. Por, të shohim se kush po fiton në fund”, ka thënë Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat