Vëllai i Liridonës pas takimit me dy nipërit në Suedi: Ata patën vetëm një kërkesë

Aktuale

Vëllai i Liridonës pas takimit me dy nipërit në Suedi: Ata patën vetëm një kërkesë

Nga: A.SH Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:35
Foto nga takimi

Vëllai i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj ka takuar djemët e Liridonës, që dyshohet se është vrarë nga burri i saj, skemë e përgatitur nga ai.

Ademaj, tha se fëmijët kishin vetëm një kërkesë, “: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?”, shkruan ai.

Postimi i potë:

Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t'i përcjellë tërë jetën.

U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?

Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat