Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Aktuale

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Më: 5 mars 2024 Në ora: 18:14
Jonathan Hargreaves, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme.

Sipas komunikatës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për procesin e dialogut me Serbinë. Presidentja Osmani ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një aleate e fuqishme, e cila e ka përkrahur Kosovën në të gjitha etapat dhe në përballje me të gjitha sfidat.

“Ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Së fundmi, na nderoi vizita e kryeministrit Cameron në Kosovë, i cili na mbështeti dhe theksoi se forcat e Mbretërisë së Bashkuar janë këtu për ta mbrojtur Kosovën dhe sovranitetin e saj”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Osmani dhe Hargreaves diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit për fuqizimin e grave dhe pavarësinë ekonomike të tyre, ndërkohë që Presidentja Osmani e njoftoi ambasadorin Hargreaves për edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili pritet të mbahet më 15-16 prill, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat