Kurtishi: Për 2 muaj 280 raste të reja me kancer, ka tendencë të rritjes

Aktuale

Kurtishi: Për 2 muaj 280 raste të reja me kancer, ka tendencë të rritjes

Më: 6 mars 2024 Në ora: 00:03
Ilir Kurtishi

Sonte në emisionin DPT te Fidani ishte i ftuar mjeku kosovar dhe Drejtori i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.

Kurtishi, ka thënë se vetëm në periudhën janar-shkurt, 280 persona janë paraqitur me kancer.

“Janar-shkurt kemi identifiku 280 raste me kancer, pra persona për herë të parë që fituan këtë sëmundje”, tha Kurtishi.

Në krahasim me vitin e kaluar, tha Kurtishi, ka pak ngritje të numrit.

“Por ka tendencë të rritjes”, tha ai.

Onkologjia, tha ai, është diçka e re në Kosovë.

“Më 2010 nisi puna”, tha tutje mjeku Kurtishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat