Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet një vjeçar

Aktuale

Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet një vjeçar

Më: 6 mars 2024 Në ora: 10:29
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 mars do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 12 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat