Alarmon analisti nga Shqipëria: Serbia po përgatit tjetër aksion si ai i Banjskës, s’do jetë në të njëjtin vend

Aktuale

Alarmon analisti nga Shqipëria: Serbia po përgatit tjetër aksion si ai i Banjskës, s’do jetë në të njëjtin vend

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:55
Pamje nga sulmi në Banjskë

Analisti Ben Andoni ka thënë se Serbia mund të bëjë sërish sulme në Kosovë, si rasti i fundit në Banjskë.

Andoni në Euronews Albania tha se ndërkohë që Rusia kërkon destabilizimin e rajonit problemi më i madh për Kosovën se edhe pa e krijuar Asociacionin po përballen me shqetësime reale.

Sipas Andonit, shumë personazhe janë infiltruar në strukturat e brendshme në pritje të urdhrave nga Beogradi, ata sipas analistit mund të bëjnë sulme të ngjashme si ai i Banjskës, por jo në të njëjtin vend.

Rusia do të zhvendosë jashtëzakonisht vëmendjen nga hapësira e saj, por ndërkohë do të hapë disa fronte në të njëjtën kohë. E para pjesëmarrja në Interpol. Unë besoj se edhe ajo nga ana e saj do të bëjë lëshime, sepse Interpoli ka një listë të tërë dhe nuk i kushton asgjë që edhe ata të japin njerëz të cilët mund të fshihen në Rusi.

Ndërkohë do të fashisë shumë atë që të gjithë po presin në Bosnjë Hercegovinë, e mbi të gjitha ngjarjet në Kosovë. Duket hapur se të paktën jo thjeshtë njerëz profesionist, por individë të ndryshme e shikojnë problematikë dhe po mendojnë masa reale se si të përballin aksionin tjetër që do të bëjnë serbët. Unë shpresoj që të mbetet në tentativë, por nuk e besoj. Kur them aksion tjetër, mendoj se do jetë i ngjashëm me Banjskën. Diçka hibride, jo prapë në të njëjtin vend”, tha Andoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat