“Eksponenti zyrtar i UDB-së në Kosovë më paska sulmuar”, Rron Gjinovci i reagon ashpër Baton Haxhiut

Aktuale

“Eksponenti zyrtar i UDB-së në Kosovë më paska sulmuar”, Rron Gjinovci i reagon ashpër Baton Haxhiut

Nga: A.Zh Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:57
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu, i cili e ka sulmuar atë përmes një shkrimi, ku ka mbrojtur gazetarin Lirim Mehmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, Gjinovci e ka quajtur Haxhiun “përfaqësues të Serbisë në Kosovë”, përcjell Bota sot.

“Po e ndaj ne juve nji lajm tepër të gëzueshëm!

Më thanë se eksponenti zyrtar i UDB-së në Kosovë e paska shkru njië shkrim të gjatë ku më paska sulmu edhe mu. Kjo do me thënë që diçka dëm i kam bërë Serbisë. Kjo është hera e parë që kam dëshmi që Serbia përmes përfaqësuesit të vet në Kosovë është kundër meje. Nuk e keni idenë sa i nderum jam. Sa i lumtur jam. Sepse edhe unë jam kundër Serbisë”, ka shkruar Gjinovci.

Baton Haxhiu, së fundmi, ka shkruar një artikull, në të cilin ka komentuar ftesën nga prokuroria e Kosovës për Lirim Mehmetajn, analist i përhershëm në “Debat Plus”.

Ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti, e ka gabim nëse mendon se i frikëson gazetarët me përndjekje. Haxhiu madje ka shkruar se Kurti e VV-ja janë burimi kryesor i gjuhës së urrejtjes në Kosovë në dy dekadat e fundit.

“Në rast se dikush do t’i përgjigjet drejtësisë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit është vetë Albin Kurti me gjithë skllevërit e tij të cilët prej dy dekadash janë burimi kryesor i gjuhës së urrejtjes në vend”, ka theksuar ai.

Në shkrimin e tij, Haxhiu ka përmendur edhe Gjinovcin.

“Një grua e pacipë, e cila është rritur politikisht duke sharë, gënjyer nëpër debate televizike kundër njerëzve më të vyer të shoqërisë në Kosovë, nuk nguroi për tu tallur me mesazhin e Dejona Mihailit kundër Ilir Mirenës.

Kjo sjellje, natyrisht, jo vetëm që nxit klimën e sulmeve ndaj gazetarëve, por pastaj manifestohet edhe në përndjekje politike si kjo kundër Mehmetaj.

Të njëjtët kanë vënë në krye të RTK-së një të paditur si Rilind Gërvalla (dorën në zemer me një babë shunë të mirë) dhe në krye të KPM-së një partizane si Luljeta Aliu.

Të njëjtët mendojnë se mendimi politik në Kosovë duhet të formohet nga një shërbëtor i tyre si Shkelzen Gashi dhe se mund të shantazhojnë profesorët universitar nëpërmjet nipit të pronarit te DEA-s, Rron Gjinovcit”, ka shkruar ndër tjerash Baton Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat