Ambasadorin i ri i Malajzisë pritet në Kosovë nga Kurti e Konjufca

Aktuale

Ambasadorin i ri i Malajzisë pritet në Kosovë nga Kurti e Konjufca

Më: 6 mars 2024 Në ora: 18:17
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takimin e parë ambasadorin e ri të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam.

Duke i uruar mirëseardhje dhe mbarësi në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, Kurti i shprehu ambasadorit mirënjohjen e tij për mbështetjen e Malajzisë ndaj Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare dhe partneritetin strategjik për Kosovën dhe rajonin.

Bëhet e ditur se ata diskutuan për raportet dypalëshe dhe për mundësitë dhe fushat premtuese për thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve, përfshirë sektorin e tregtisë, teknologjisë e agrikulturës.

Rastamin sot e priti në takim edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e falënderoi po ashtu për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij ka dhënë për Kosovën.

E Rasam theksoi se Malajzia do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat