Shala: LDK-ja është plotësisht e gatshme për zgjedhje

Aktuale

Shala: LDK-ja është plotësisht e gatshme për zgjedhje

Më: 7 mars 2024 Në ora: 08:48
Kujtim Shala

Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja.

Qofshin ato të rregullta apo edhe të parakohshme.

Kështu ka deklaruar deputeti i LDK-së, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për zgjedhje. Kemi mbyllur procesin e zgjedhjeve partiake, ristrukturimin dhe zgjerimin e partisë, kemi hartuar dhe miratuar programin e ri, ndërsa tani jemi në fazën e përgatitjeve teknike përfundimtare, si në degët e Kosovës, ashtu dhe në ato jashtë vendit”, ka thënë ai.

Albin Kurti ka marrë shkurtimisht pushtetin në vitin 2020, ndërsa një vit më vonë, në mars të vitit 2021, është rikthyer në krye të Qeverisë.

Atëkohë, ai ka thënë se do të angazhohet për luftën kundër korrupsionit dhe punësimin, rritjen e prodhimit, fuqizimin e ndërmarrjeve publike e të tjera – pa e përfshirë dialogun me Serbinë në mesin e prioriteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat