Abdixhiku në Ditën e Mësuesit: Me ne në pushtet do të rritet koeficienti në 135

Aktuale

Abdixhiku në Ditën e Mësuesit: Me ne në pushtet do të rritet koeficienti në 135

Më: 7 mars 2024 Në ora: 11:31
Abdixhiku ka thënë se në vitin e parë të qeverisjes së tij, koeficienti do të bëhet 125 ndërsa në vitin e fundit të mandatit do të bëhet 135.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Ditën e Mësuesit, duke thënë se nëse LDK vjen në pushtet, koeficienti do të rritjet në 135 euro.

Në njoftimin e LDK-së në Facebook, Abdixhiku ka thënë se në vitin e parë të qeverisjes së tij, koeficienti do të bëhet 125 ndërsa në vitin e fundit të mandatit do të bëhet 135.

“LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit.” – ka shkruar LDK në Facebook.

“Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar.” – thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat