Kurti: Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijës botërore

Aktuale

Kurti: Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijës botërore

Më: 7 mars 2024 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijës botërore, nëse ne kemi respekt për mësuesit, ne e kemi të vështirë të lëmë pas dore projektin e shtet ndërtimit dhe virtytin republikan. Kështu u tha në manifestimin për “Ditën e Mësuesit”. Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë shpërndarë ndaj katër mësuesve çmimin “Shaban Jashari” i cili dhurohet çdo vit me 7 mars.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se shkolla është ky vendi i magjishëm ku përshpejtohet integrimi, nga institucionet më të larta të njerëzimit, sepse njerëzimi i çdo kulture e ka ndjerë nevojën e integrimit të brezit që vjen dhe lidh të shkuarën dhe të ardhmen.

Kurti: Shkolla është ky vendi magjishëm ku përshpejtohet integrimi

“Mësimdhënia dhe mësimnxënja bëjnë lidhjen mes moshave, shkolla është vendi. Një brez i ri vjen në shoqëri dhe ka nevojë për gjuhën dhe shkencat, kulturën dhe artin, natyrën dhe edukimin e trupit. Shkolla është ky vendi magjishëm ku përshpejtohet integrimi, nga institucionet më të larta të njerëzimit, sepse njerëzimi i çdo kulture e ka ndje nevojën e integrimit të brezit që vjen, lidh të shkuarën dhe të ardhmen, si mund të nënshkruhet një e ardhme mbi të shkuarën pa mësimdhënien, pa shkollën, pa mësuesin....11:18 Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijës botërore. Nëse ne kemi respekt për mësuesit, ne e kemi të vështirë të lëmë pas dore projektin e shtet ndërtimit dhe virtytin republikan...11:56 Ju jeni figura më e plotë e njeriut, misioni juaj është më fisniku, çdo kush që ka besim tek misioni i mësuesit, përfshirë edhe vet mësuesit e donë atdheun e vet”, tha Kurti.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është shprehur se vetëm në tri vitet e fundit janë trajnuar gjithsej 16 mijë e 959 mësimdhënës në 172 programe të ndryshme të trajnimeve dhe janë dhënë rreth 5 mijë e 300 licenca të karrierës. Ajo shton se ministria për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion (MASHT) po vazhdon të punoj me intensitet të shtuar, në përmirësimin e legjislacionit, duke u munduar që në këtë mënyrë të avancojnë edhe cilësinë në arsim.

Nagavci: Po vazhdojmë të punojmë me intensitet të shtuar, duke u munduar që të avancojmë edhe cilësinë në arsim

“Çdo ditë është dita e juaj, sepse ju çdo ditë u dhuroni nxënësve dhe shoqërisë mundin dhe punën tuaj, me mund e djersë i ndihmoni fëmijëve tanë, të hedhin hapa drejt së ardhmes së tyre. Vetëm në tri vitet e fundit janë trajnuar gjithsej 16 mijë e 959 mësimdhënës në 172 programe të ndryshme të trajnimeve, që nga mbështetja për trajnimet për kurrikulë e deri tek ato që adresojë programe të ndryshme, qofshin programe të cilat janë themelore apo plotësuese, në bashkëpunim edhe me partnerët tanë vendor e ndërkombëtar. Janë dhënë 5 mijë e 360 licenca të karrierës dhe të gjitha këto, nuk janë procese të ngurta që ndodhin vetëm njëherë, por janë procese të gjalla që vazhdojnë dhe zhvillohen, përsosen vazhdimisht. Në MASHTI po vazhdojmë të punojmë me intensitet të shtuar, në përmirësimin e legjislacionit, duke u munduar që në këtë mënyrë të avancojmë edhe cilësinë në arsim. Vetëm në kohën e fundit, është finalizuar dhe është marrë parasysh dhe kompensimi i përvojës të punës në arsim të vitit 1991 dhe 1999, i cili u finalizua si proces në Kuvend duke njohur kështu kontributin e mësimdhënësve, në një kohë tejet të vështirë”, shton Nagavci.

Ndërkaq, aktivistë të Partisë Socialdemokrate para fillimit të ngjarjes, në një aksion simbolik, janë mbledhur për t’ia dhënë librezën ministres Nagavci. Ndërtimi i çerdheve të reja, sjellja ndaj Sindikatës së Arsimit, furnizimi me kohë me libra shkollor, rezultati në Pisa për të gjitha këto është notuar me notën 1, ndërsa për shkelje të Kushtetutës me notën 5. Të njëjtit janë arrestuar, pasi nuk pranuan të lirojnë vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat