A kanë emër të ri për kryesuesin dhe a janë afër ndonjë koalicioni? Flasin nga AAK-ja në Prishtinë

Aktuale

A kanë emër të ri për kryesuesin dhe a janë afër ndonjë koalicioni? Flasin nga AAK-ja në Prishtinë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 18:05
Bahri Gashi

Bahri Gashi nga AAK në Prishtinë ka thënë se nuk e kanë e as nuk iu është propozuar ndonjë emër për kryesues të ri.

Ai thotë se nuk ka asgjë zyrtare.

“Diskutime nuk ka për momentin, por po besoj që do të mbahet seanca që t’i shprehim të gjitha qëndrimet. Nuk e kam idenë se kur mbahet seanca, nuk e di, e cakton sekretaria. Nuk kemi emër e as një qëndrim për kryesuesin. Nuk ka asgjë zyrtare për emër”, u shpreh ai.

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur ka shkarkuar kryesuesin e Kuvendit, Pëllumb Bajqinovci, i cili vjen nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Me 33 vota pro të asamblistëve të subjekteve politike nga PDK, AAK dhe AKR, është shkarkuar Bajqinovci nga detyra e kryesuesit.

Pëllumb Bajqinovci ishte zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal më 21 korrik.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së. Ndërsa, votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat