Gorani: Pasi të bëhemi anëtarë të Këshillit të Evropës, rastin e Manastirit të Deçanit mund ta çoni në Strasburg

Aktuale

Gorani: Pasi të bëhemi anëtarë të Këshillit të Evropës, rastin e Manastirit të Deçanit mund ta çoni në Strasburg

Më: 7 mars 2024 Në ora: 22:49
Dukagjin Gorani

Gjykata Kushtetuese kishte lëshuar një vendim në favor të Manastirit të Deçanit. Por vendimi ka hasur në kundërshtime.

Tema është aktualizuara para mbledhjes së Këshillit të Evropës, ku Kosova aspiron të anëtarësohet.

Dukagjin Gorani, iu ka propozuar atyre që janë kundër që t’i jepen pronat manastirit që pasi Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është një instancë edhe më e lartë sesa gjykatat vendore, ajo është gjykata e Strasburg. Ne nuk jemi klient të asaj gjykate pa u bërë pjesë e Këshillit të Evropës. E për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës nënkupton që këto prona duhet me ia jap Manastirit”, ka thënë Gorani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat