Deputeti i VV-së: Dinarë me thasë nëpër furgonë s’do të ketë më

Aktuale

Deputeti i VV-së: Dinarë me thasë nëpër furgonë s’do të ketë më

Më: 8 mars 2024 Në ora: 06:44
Alban Bajrami

Deputeti i LVV, Alban Bajrami, thotë se janë duke bërë kampanjë vetëdijesuese sa i përket çështjes së dinarit.

Ai thotë se dinarë me thasë nëpër furgonë nuk do të ketë më, por në qoftë se po atëherë do të detyrohen që ta zbatojnë ligjin në plotni.

“Ne jemi duke e bërë kampanjën vetëdijesuese, porse dinarë me thasë nëpër furgonë nuk do të ketë. Mund të ketë, por do të detyrohemi që ta zbatojmë ligjin në plotni. Ata që zihen duke bërë një gjë të tillë do të arrestohen. Fuqishëm besoj që ato para që Serbia i ka dërguar jo të gjitha por gjysma e tyre kanë shkuar te qytetarët serbë të Republikës së Kosovës. Janë përdorur për shantazhimin e tyre”, tha ai.

Bajrami thotë se dinarët po futën ilegalisht në Kosovë në mënyrë që të përdoren për t’i mbajtur gjallë grupet kriminale.

“Ato dinarë në formën se si Serbia dëshiron me i fut janë më shumë para, të cilat përdoren për me i mbajt gjallë grupet kriminale, të cilat i ka financuar deri më tash në Kosovë, duke përfshirë edhe kryekriminelin Radoiçiq. Qytetarët serbë në Kosovë nuk kanë problem me euron, të gjitha pagesat sikur çdo qytetar i Kosovës i marrin në euro, nuk e kanë aspak problem këtë gjë. Krejt kjo është e nivelit politik dhe nuk përfshinë nivelin politik të serbëve lokalë në Kosovë, por ka të bëjë me politikanin Vuçiq”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat