Gërvalla takon kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në KiE

Aktuale

Gërvalla takon kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në KiE

Më: 8 mars 2024 Në ora: 10:56
Foto nga vendngjarja

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe.

Mbështetja e Gjermanisë dhe bashkërendimi i veprimeve në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ishin temat në fokus të këtij takimi, ka njoftuar zyra për informim e MPJD-së.

“Ministrja Gërvalla takoi edhe dy deputetë të Partisë Liberale Gjermane (FDP) në Bundestagun gjerman, Ulrich Lechte dhe Thomas Hacker, me të cilët u diskutuan proceset politike dhe siguria në Kosovë dhe rajon, bashkërendimi dhe mbështetja e Kosovës në rrugën e anëtarësimit të saj në BE, NATO dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Bëhet e ditur se gjatë këtyre takime të ndara, ministrja Gërvalla i njoftoi deputetët e Bundestagut me të arriturat mbresëlënëse të Kosovës në ekonomi, demokraci, sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat