Geci ‘gozhdoi’ “gjeneralët” dhe Thaçin, reagon Naim Miftari: Ja lidhjet e Gani Thaçit me Ilja Trajkoviçin, Stanishiqin dhe Arnaudin

Aktuale

Geci ‘gozhdoi’ “gjeneralët” dhe Thaçin, reagon Naim Miftari: Ja lidhjet e Gani Thaçit me Ilja Trajkoviçin, Stanishiqin dhe Arnaudin

Nga: N. Sh. Më: 8 mars 2024 Në ora: 15:05
Gani dhe Hashim Thaçi

Sot gjatë ditës, veprimtari i LDK-së, Halil Geci kishte reaguar ashpër ndaj ‘gjeneralëve të Hashimit’, për faktin se në Epopenë e UÇK-së sipas tij, munguan dhe pyet se pse nuk u panë babai i Hashim Thaçit dhe vëllezërit e tij.

Geci në shkrimin e tij ka shkruar se, komandantët janë bë milionerë në emër të gjakut të derdhur të Jasharajve, në bashkëpunim me Thaçin e Radoiçiqin.

Ai madje akuzon kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën ka bashkëpunuar me serbët e Bajës së Suriganës për ta rrëzuar Bekim Jasharin nga posti i kryetarit të Skenderajt.

E për këtë shkrim ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Edhe Miftari ka vazhduar me kritika duke e mbështetur kështu Gecin.

Miftari përmend lidhjet e vëllait të Hashimit, Ganiut me Ivica Stanishiqin dhe Denjear Arnaudin.

Më poshtë reagimi i plotë i Naim Miftarit:

Normal kjo punë o baca Lilë se ngat familjes të shenjt Jashari nuk ka vend per hajna, për të korruptuar, për profitera të luftës nuk ka vend as edhe për pobratimat e Ilja Trajkoviçit komandirit të Milicisë dikur Serbicës sot Skenderajt..... e deri te lidhjet direkte të Ganiut me Ivica Stanishiqin krye shefin e UDB-së dhe lidhjen tjetër të agjentit Francez të Hashim Thaçit me dhëndrrin serb z.Denjear Arnaudin shefin e DGSE-së, franceze për Ballkan.

Tani jo u nda Mitrovica, jo shkoj veriu toka dhurata e Rankoviqit, jo zajednica, autinomija, shteti i serbëve në Kosovë........ku nuk ndahet pse jo ...!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat