​Policia shpërndan lule për 8 Mars: Gruaja është mbretëreshë e botës

Aktuale

​Policia shpërndan lule për 8 Mars: Gruaja është mbretëreshë e botës

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës me një sërë aktivitetesh anë e kënd vendit ka shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Policia sot realizoi projekte me sloganin “GRUAJA ËSHTË MBRETËRESHË E BOTËS!”.

Në shumë takime sot është ritheksuar rëndësia e pjesëmarrjes dhe kontributi i femrave në përgjithësi e me theks të veçantë roli i femrave në institucionin e Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, Policia në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka realizuar një projekt gjatë ditës së sotme me sloganin ‘GRUAJA ËSHTË MBRETËRESHË E BOTËS!’, ku nga zyrtarë policorë të të gjitha Drejtorive Rajonale, Njësive të Trafikut dhe Policia Kufitare ka bërë shpërndarjen e luleve për femrat që janë takuar në rrugë, automjete, kalime kufitare, aeroport etj”, bën me dije policia në faqen e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat