ZPS-ja nuk jep detaje në lidhje me ndalimin e Sami Lushtakut

Aktuale

ZPS-ja nuk jep detaje në lidhje me ndalimin e Sami Lushtakut

Më: 9 mars 2024 Në ora: 06:30
Sami Lushtaku

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, pas gati një orë ndalimi nga Gjykata Speciale në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë, është liruar.

Ndërsa, Zyra e Prokurorit të Specializuar të pyetur, nga Dukagjini në lidhje më këtë ngjarje, duke mos dhënë detaje kanë thënë se “ZPS-ja është duke kryer operacione të vazhdueshme.”

“Nuk mund të them asgjë më shumë”, kanë thënë nga ZPS-ja.

Kurse, në një prononcim për media avokati i Lushtakut, Artan Qerkini, ka thënë se Lushtakut i është cenuar privatësia, pasi i është konfiskuar telefoni mobil.

Dhe se nuk ka pasur urdhër për arrestimin e nënkryetarit të Skenderajt ka potencuar Qerkini.

“Njëjtë si herëve të kaluara mënojmë se ky veprim bie ndesh me ligjin, sepse edhe zoti Lushtaku nuk e ka statusin e personit të dyshuar. Edhe përkundër këtij fakti, atij i është cenuar privatësia, sepse i është marrë telefoni mobil. Dhe natyrisht se do të paraqesim të gjitha mjetet juridike në kohën dhe pranë organeve kompetente të Dhomave të Specializuara.

Nuk ka pasë paralajmërim për arrestim dhe nuk ka pasur urdhër për arrestim”, ka thënë Qerkini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat