“Shqiponjë me Albinin e pulë me prokurorët e Hagës!”, Gacaferi tallet me Lushtakun pas ndalimit nga EULEX-i

Aktuale

“Shqiponjë me Albinin e pulë me prokurorët e Hagës!”, Gacaferi tallet me Lushtakun pas ndalimit nga EULEX-i

Nga: A.Zh Më: 9 mars 2024 Në ora: 11:30
Sami Lushtaku dhe Berat Buzhala, foto e publikuar nga Gacaferi në Facebook

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Degës së Partisë Demokratike së në këtë komunë, Sami Lushtaku, është ftuar mbrëmë në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka njoftuar se Lushtaku, është liruar pas intervistimit. Ai bëri të ditur se ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i është konfiskuar telefoni nga Specialja.

Avokati ka shtuar se Lushtaku nuk është i dyshuar dhe nuk ka pas urdhërarrest ndaj tij.

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati Qerkini, teksa ka paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Lidhur me ndalimin e Lushtakut nga EULEX-i, ka reaguar Luan Gacaferi, anëtar i Kryesisë së partisë Guxo, përcjell Bota sot.

“Shqiponjë me Albinin e pulë me prokurorët e Hagës!”.

“Mi paska ra qehra e dekës Sami babës”.

“Albini: Mos e votoni gjykatën e Hagës!

K'ta: Jo na e votojmë!

Albini: Ani votojeni pra!”, janë disa nga postimet që Gacaferi i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Në një postim tjetër, ai ka ironizuar edhe me telefonin e Lushtakut.

“Kujt i ka hup qiky celular, e kish gjet dikush në Fushë Kosovë”, ka shkruar ai./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat