Pronat afër Manastirit të Deçanit – Kryetari i Historianëve në Deçan kërkon që aktgjykimi i Kushtetueses të mos zbatohet

Aktuale

Pronat afër Manastirit të Deçanit – Kryetari i Historianëve në Deçan kërkon që aktgjykimi i Kushtetueses të mos zbatohet

Më: 11 mars 2024 Në ora: 14:12
Shkodran Imeraj

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj, ka kërkuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetues sa i përket pronave afër manastirit të Deçanit të mos zbatohet.

Përmes një konference për media në Prishtinë, Imeraj ka deklaruar se një vendim i tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm në të ardhmen.  

Udhëheqësit e shtetit duhet të jenë të matur dhe të vendosur që aktgjykimi i Kushtetueses të mos zbatohet. Ata duhet t’i bindin vendet anëtaret të KE-së para votimit të kërkesës së Kosovës për pranim në këtë organizim se zbatimi eventual i aktgjykimit Kushtetueses do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe se Kosova mund të rrëshqet në fatin e Malit të Zi sa i takon pronave dhe kishave ortodokse”, tha ai.

Më tej, ai tha se Kosova duhet sa më parë të shpallë të pavlefshme ligjet dhe vendimet që i ka Serbia nga viti 98-99.

Kosova më parë të miratojë një ligj të veçantë me të cilin do e shpallte të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që i ka marrë Serbia për Kosovën gjatë periudhës 98-99”, shtoi Imeraj.

Është koha e fundit, madje e fundit që Kosova dhe sistemi jonë i drejtësisë të sfidohet me ligjet e kohës së Millosheviqit e për ta ndaluar këtë duhet miratimi i këtij Ligji,” deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat