Takimi i Gjuriqit me kriminelin serb, këshilltarja e BE-së çuditet pse Radoiçiq nuk është në burg

Aktuale

Takimi i Gjuriqit me kriminelin serb, këshilltarja e BE-së çuditet pse Radoiçiq nuk është në burg

Më: 11 mars 2024 Në ora: 15:51
Kati Schneeberger, Marko Gjuriq dhe Milan Radoiçiq.

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas pamjeve të publikuara ku shihen ambasadori në detyrë serb në ShBA, Marko Gjuriq dhe organizatori të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Në llogarinë e saj në platformën X, ajo pyeti se pse Radoiçiq nuk është në burg dhe për çfarë duhen të flasin ata.

Shkrimi i plotë:

Milan Radoiçiq - i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjska në shtator të vitit 2023 - dhe Marko Gjuriq - ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - janë ulur së bashku në një restorant.

Pse Radoiçiq nuk shkon në burg? Për çfarë duhet të flasin ata?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat