Haradinaj takon ambasadorin e ri britatnik, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin e ri britatnik, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Haradinaj ka vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta pres në takim njoftues Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga ambasadori Hargreaves mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat