Jasharaj u drejtohet deputetëve me letër, kërkon ndryshim të Ligji për skemat pensionale

Aktuale

Jasharaj u drejtohet deputetëve me letër, kërkon ndryshim të Ligji për skemat pensionale

Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:21
Rrahman Jasharaj

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, u është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të ndryshohet Ligji për skema pensionale.

Jasharaj ka thënë se në plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale ishte bërë një “gabim nga Qeveria, me apo pa qëllim”, duke fshirë “paragrafin 6 të nenit 8 të Ligjit bazik”, e në të cilin paragraf thuhej se “me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pensionin kontributdhënës për vitet 1988-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës”.

“Kjo e drejtë iu pranua punëtorëve të arsimit shqip për ato vite nga deputetët, sepse ata e dinin, dhe shumë nga ata e kanë përjetuar atë kohë, që punëtorët e arsimit shqip gjatë gjithë viteve të 90-ta kishin punuar të përballur me dhunën, përndjekjet, burgosjet e me vrasjet nga pushtuesi serb. Punëtorët e arsimit të atyre viteve e mbajtën gjallë arsimin shqip dhe procesi mësimor nuk u ndal as edhe për një moment sepse aty nuk lejonte pushtuesi të mbahej mësimi në shkolla, u punua në shtëpitë shkolla. Pra, këto vite u pranuan si kontributdhënëse , jo si sadaka a peshqesh nga shteti, po sepse punëtorët e arsimit punuan në atë kohë dhe ata nuk ia kishin ngenë të mendonin për kontribute pensionale, po angazhoheshin në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar ‘Naim Frashëri’, në kuadër të SBASHK-ut dhe bashkë me Aktivin e Drejtorëve për të mos u ndal as edhe për një ditë mësimi në ato kushte të tmerrshme e për ballë dhunës së paparë të pushuesit e me shpresën se kur të agojë liria shteti ynë do ua pranojë ato vite si kontributdhënëse dhe kjo edhe ndodhi deri në momentin Ligjit Bazik”, ka shkruar Jasharaj.

Jasharaj ka lutur deputetët që të kthehet për debat Ligji për skema pensionale dhe të merren vendime të duhura për vitet 90-ta.

“Deputetët të lexojnë me kujdes ndryshim-propozimet dhe të veprojnë drejt e të mos mbesin pre e këtij gabimi të Qeverisë, që mund të jetë bërë me qëllim”, ka thënë Jasharaj.

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri më herët kishte thënë, se Ligji i diskriminon punonjësit e arsimit pasi nga 250 euro sa do të merrnin pension me njohjen e 15 viteve kontributdhënëse, me ndryshimet e Ligjit pensionistët e arsimit i gëzojnë vetëm 166 euro.

“Ligji për skemat pensionale i ka mohuar dy të drejta të punëtorëve të arsimit. 1: Sipas nenit 8, pika 6 ndërsa tjetrën në bazë të ligjit mbi punëtorët e arsimit të viteve 1989/90, në bazë të këtyre ligjeve punëtorët e arsimit i kanë gëzuar të drejtat si kontributdhënës, me këtë ligj iu është mohuar e drejta e viteve kontributdhënëse, 89/99 nuk llogaritet në vite, janë diskriminuar, ndaj punëtorëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Serbisë, që nuk iu kanë përgjigj sistemit të Republikës së Kosovës nëse ata kanë punuar 15 vite, ata e gëzojnë pensionin 250 euro 166 euro, vetëm për 6 vitet që kanë punuar në skemat pensionale të Serbisë, ndërsa për vitet e sistemit të Kosovës nuk u njihet”, tha Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat