Goga: Shamia s’është uniformë, udhëzimi administrativ nuk është mirë të aktualizohet

Aktuale

Goga: Shamia s’është uniformë, udhëzimi administrativ nuk është mirë të aktualizohet

Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:44
Enes Goga

Çështja e lejimit të bartjes së shamisë në shkolla është një nga temat që sjell shumë debat në Kosovë.

Enes Goga, kryeimam i KBI-së në Pejë, ka thënë se bartja e shamisë nuk është uniformë.

Sipas tij, udhëzimi administrativ është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, prandaj sipas tij, nuk është mirë që i njëjti të aktualizohet.

“Shamia nuk është uniformë… Sikur t’i referoheshin njerëzve profesionistë, ata shaminë në asnjë rrethanë nuk e radhitin si uniformë. Nuk e di që diku në Kosovë ka ndonjë vajzë në shkollë të mesme që nuk mund të vijojë mësimin për shkak të shamisë, mund të ketë, por unë nuk kam njohuri. Udhëzimi administrativ është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit tonë. Prandaj mendoj që nuk është mirë që të bëhet pazar, nuk është mirë që të aktualizohet ky udhëzim administrativ për agjenda të askujt”, u shpreh ai.

Ndërkaq kur pyetet se a e përjashtojnë njëra-tjetrën, feja dhe kombi, kryeimami Goga thotë se janë dy gjëra që “nuk kemi mundësi të bëjmë ndarje”.

“Zoti i madhërishëm, krijuesi i ynë, na ka krijuar me këtë gjuhë të ëmbël që ne e flasim, me këtë ngjyrë të lëkurës qe ne e bartim, kësaj race që ne i takojmë, në këtë tokë ku ne kemi lindur. A ka tendencë që të përjashtohet feja? Ka tendencë që të përjashtohet feja, pas viteve të 70-ta ka qenë një numër i intelektualëve që janë helmuar…”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat