Vendosja e bankomatëve të Serbisë afër kufirit

Aktuale

Vendosja e bankomatëve të Serbisë afër kufirit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:24
Ilustrim

Disa qytetarë në Mitrovicë të Veriut nuk e kanë mirëpritur vendosjen e bankomatëve nga Banka Postare e Kursimeve të Serbisë, afër pikave kufitare me Kosovën, për të tërhequr pensionet dhe pagat. Sipas tyre, si pensionist është e pamundur të shkohet në pikat kufitare për të tërhequr mjetet.

Në këta kontejnerë u vendos Banka Postare e Kursimeve të Serbisë afër pikave kufitare me Kosovën, të hënën.

Katër degë të kësaj banke u vendosen brenda territorit të Serbisë afër pikë kalimit kufitar, Jarinje, Bernjak, Merdare dhe Konqulj.

Ngritja e këtyre degëve, sipas njoftimit të së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, është me qëllim që të mundësohen pagesat me para të gatshme për klientët e saj nga Kosova, si dhe për të siguruar qasje sa më të afërt, arkë, bankomat dhe shërbime të tjera bankare.

Por, këtë nismë, të Beogradit, një qytetare e komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut, po e sheh si politike.

“Epo, nuk e di, nuk di nga politika, dhe kështu do të donte ajo që ne të gjithë të merrnim këtu që ka marrë pensione dhe kështu kemi punuar të gjithë këtu, kemi vënë para këtu, ne shpenzojmë, unë nuk nuk e di çfare tjeter, cfare do te të thoja atje, nuk e di, kjo eshte e gjitha politike. Nuk e di, po nuk na shkon si ta bej, mezi shkoj keshtu, kështu qe nuk di cfare te te them, nuk e di Unë personalisht si pensionist nuk mund të shkoj për të marrë dhe as nuk do të doja të shkoja atje, siç ishte më parë”, tha një qytetare.

E një qytetar tjetër serb, ka thënë që nuk i bie të kaloj në territorin e Serbisë. Ai u ankua edhe për vonesën e pensionit.

“Nuk e kam idenë, as nuk kaloj, shkoj në Ribe përgjatë Ibrit, nuk kaloj atje, në Serbi, nuk shkoj kurrë, vetëm kur shkoj çdo muaj për pilula, domethënë për gruan time. As pension nuk mora as gje une u ngjita lart po me tha ato per sot jo për akoma se do te kete pension pasi te kërkoja që dy ditë është kollaj me thote do të jetë në orën 11:00 ka, pastaj thotë jo, nuk ka ardhur.”

Në anën tjetër, kryesuesi i kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, tha se do të mbyllet edhe Posta e Kursimeve e cila ende është aktive në veri.

“Hapi tjetër është konrektisht mbyllja e postës e cila funksionon në pjesën veriore, dhe për këtë janë hapur katër degë afër kufijve administrativ me Serbinë. Kjo do të zgjasë deri në 6 muaj, sepse tash hapi konkret do të jetë mbas mbylljes së postës sepse me këto katër degë po prodhohet një krizë humanitare”, tha Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin.

Muaj më parë, Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat