Zemaj: Kurti po i krijon favore politikës së Vuçiqit

Aktuale

Zemaj: Kurti po i krijon favore politikës së Vuçiqit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 23:49
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se diskursi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti po i krijon favore politikës së presidentit serb, Aleksander Vuçiq duke e bërë atë të theksoj se është viktimë e procesit të dinarit.

Zemaj tha se vendimet e tilla si ai për dinarin serb, pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë, e kanë bërë këtë temë të favorshme dhe amnistuese për Serbinë.

“Veprimet e tilla gjithmonë Kosovën, nga çështjet teknike që është dashtë të zgjidhen, nga këto gabime e kanë ngrit nivelin e komunikimit, që janë shndërruar të favorshme dhe amnistuese ndaj qasjes së Serbisë, çfarë e ka ndaj Kosovës dhe kjo është tepër e keqe dhe tepër e dëmshme. Duhet ta dimë se nëse nuk e ndryshojmë këtë diskurs dhe i krijojmë këto favore siç po i krijon Kurti politikës së Vuçiqit, që ai të theksoj se është viktimë e këtij procesi, për mendimin tonë ky është tregues që ky person dhe këta njerëz fare nuk dinë dhe jetojnë me egon e popullzimit ose kanë strategji që janë të dëmshme për popullin”, tha Zemaj.

Ai shtoi se veprimet e ligjshme, siç është ai për ndalimin e dinarit serb, nuk duhet të kontestohen, por shtoi se është dashtë të ketë koordinim dhe dakordim me partnerët ndërkombëtar.

“Veprimet legale as nuk duet të kontestohen, por duhet që të ketë njoftim, dakordin, partneritet, sugjerime, pse jo edhe ballafaqim të kritikave të hapave të domosdoshëm për të realizuar një proces legal. Sikur që ka qenë insistimi që të ketë implementim të marrëveshjeve të kaluara tash që po flasim për energjinë ose pagesave të tarifave elektrike ose gjërave tjera si targat. Ky barrikadim dhe kjo qasje Kosovës e ka dërguar tek marrëveshja e Ohrit, dy problematika që do të jenë shumë të madha për cilëndo qeveri dhe për vet shtetin e Kosovës dhe e fundit ka qenë papërgjegjësia e madhe ku Kurti bllanko e ofron nënshkrimin ndaj kësaj marrëveshje e cila me draft-statusin e pranuar është asgjë tjetër përveç se autonomi për politikën territoriale për serbët e veriut. Nën rezolutën 1244 e ka ofruar haptazi këtë nënshkrim”, tha Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat