Hoxhaj kritikon qeverinë: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO

Aktuale

Hoxhaj kritikon qeverinë: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:29
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ashpër Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se sjellja e saj në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se sot, pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore.

“Sjellja e Qeverisë së Kosovës në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive, ku sot pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore!”, ka shkruar nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat