Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

Aktuale

Takimi Gjuriq-Radoiçiq, Kurti: Pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin në Banjskë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:59
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ky takim paraqet përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Federatën Rusë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Por sipas tij, është edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sponsorizimin dhe orkestrimin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Milan Radoiciq është i lirë edhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Që nga 24 shtatori, ne kemi kërkuar të merren masa për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku në Kosovë”, ka deklaruar ai para kabinetit qeveritar.

Kurti më tej ka theksuar se Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, “ani pse përfshirja e saj direkt është bërë e njohur publikisht e botërisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat